Vendosni fjalën kyçe....

Merkel: Gazsjellësi rus duhet të përfundojë, s’ka lidhje me rastin Navalny

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar kundër politizimit të tubacionit të gazit Nord Stream 2 të udhëhequr nga Rusia, duke thënë se ndërtimi i tij duhet të përfundojë, megjithë përpjekjet e SHBA-së për ta penguar projektin në fjalë.

“Mendimi ynë është që Nord Stream 2 duhet të përfundojë.” – tha Merkel të premten. Ajo shtoi se projekti është i një natyre thjesht ekonomike dhe nuk duhet të lidhet me situatën me liderin rus anti-korrupsion, Alexey Navalny, i cili po mjekohet në Gjermani pas një helmimi të pretenduar në Rusi.

Gazsjellësi, i projektuar për të rritur furnizimet e gazit në Gjermani dhe shtetet e tjera evropiane me 55 miliardë metra kub në vit, aktualisht është afër përfundimit në Detin Baltik.

Rusia duhej të dërgonte anijet e saj për të vendosur kilometrat e fundit të itinerarit, pasi kompania zvicerano-holandeze Allseas tërhoqi anijet e saj për shkak të kërcënimit të sanksioneve amerikane.

“Ne jemi gjithashtu kundër sanksioneve ekstraterritoriale që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur.” – u tha kancelarja gjermane gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *