Templates by BIGtheme NET

Mashtrimi i organizuar me pandeminë

Ditën e shtunë, dhjetëra mijëra gjermanë e qytetarë nga vende të tjera europianë u mblodhën në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin në një tubim kundër masave të marra nga qeveritë lidhur me pandeminë Covid-19, kundër vaksinimit të detyrueshëm, kundër teknologjisë 5G, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut. Në tubim foli edhe nipi i ish-presidentit amerikan, J.F.Kennedy, Robert F. Kennedy Jr. i cili u rikthye në Berlin 57 vite pas xhaxhait të tij. Më poshtë është fjala e plotë e mbajtur prej tij.

 

Gazetat në SHBA shkruajnë se erdha këtu të flas me 5 mijë nazistë. Por nesër do të pohojnë: Se isha këtu për të folur me 3 deri në 5 mijë nazistë.

Kur shoh gjithë këta njerëz të mbledhur këtu, shikoj të kundërtën e nazistëve. Shoh njerëz që duan demokracinë, njerëz që duan një qeveri të hapur, persona që duan udhëheqës që nuk do i mashtrojë, që nuk marrin vendime e rregulla arbitrare me synim orkestrimin e bindjes së popujve.

Duan zyrtarë shëndetësorë që nuk kanë lidhje financiare me industritë farmaceutike. Që punojnë për ne e jo për Big Pharma (Gjigantët farmaceutikë).

Duan politikanë që shqetësohen për shëndetin e bijve tanë dhe jo për pasurimin e industrive farmaceutike e për kontrollin qeveritare mbi ne.

Shoh këtë turmë dhe shoh flamuj nga e gjithë Europa, persona të të gjitha ngjyrave, nga çdo komb, të çdo besimi, që shqetësohen për të drejtat e njeriut, për shëndetin e fëmijëve, për liritë politike. Kjo është e kundërta e nazizmit.

Qeveritë i duan pandemitë, i duan për të njëjtat arsye që duan edhe luftën, sepse u japin mundësinë të shtrijnë kontrollin mbi popullin, që në kushte të tjera nuk mund ta bëjnë.  

Institucionet e mëdha po organizohen për të orkestruar e detyruar bindjen e nënshtrimin. Tani po ju them diçka. Është mister sesi persona të rëndësishëm si Bill Gates e Anthony Fauci e kanë planifikuar këtë pandemi prej dhjetëra vitesh.

Në mënyrë që kur ajo të vinte, të ishim të sigurt dhe tani që ajo ka mbërritur këtu, nuk e dimë për çfarë po flasin. Duket se po e shpikin dhe po ecin në këtë drejtim. Shpikin numra dhe nuk arrijnë të na thonë cili është raporti i vdekjeve për Covid-19.

Nuk arrijnë të na japin një test PCR që të funksionojë në të vërtetë. Duan të ndërrojnë përcaktimin e Covid në certifikatën e vdekjes për ta bërë që të duket sa më i rrezikshëm. Gjëja e vetme që janë të aftë të bëjnë, është të rrisin frikën.

75 vite më parë, Hermann Goring dëshmoi në gjyqin e Nurembergut dhe atje u pyet: Si e bindët popullin gjerman që ta pranonte gjithë këtë, dhe ai tha: Ishte shumë e thjeshtë, nuk ka të bëjë aspak me nazizmin. Ka të bëjë me natyrën njerëzore. Mund ta bësh në një regjim nazist, socialist apo komunist. Mund ta bësh në një monarki apo demokraci. E vetmja gjë që duhet bërë për t’i kthyer njerëzit në skllevër është si frikësoni. Dhe nëse gjeni diçka për t’i trembur mund t’i detyrosh të bëjnë çfarë të duash.

50 vjet më parë, xhaxhai im, John Kennedy erdhi në këtë qytet. Sepse Berlini ishte kufiri kundër totalitarizmit global. Dhe sërish sot është kufiri kundër totalitarizmit global.

Xhaxhai im erdhi këtu dhe me krenari i tha popullit gjerman: Unë jam një berlinez. Dhe sot të gjithë ata që janë këtu mund të thonë me krenari edhe njëherë tjetër: Unë jam një berlinez.

Ju jeni kufiri kundër totalitarizmit.

Dua t’ju them edhe një gjë tjetër. Ata nuk kanë bërë një punë të mirë për sa i përket mbrojtjes së shëndetit publik. Por kanë bërë një punë shumë të mirë për të përdorur karantinën që të sjellin teknologjinë 5G në gjithë vendet tona.

Dhe për të na drejtuar të gjithëve drejt monedhës dixhitale, që është fillimi i skllavërisë. Nëse ata kontrollojnë llogarinë tënde bankare, ata kontrollojnë sjelljen tënde. Shohim gjithë këto publicitete në televizione që thonë: 5G po mbërrin në qytetin tënd, do jetë një gjë madhështore për të gjithë, do e ndryshojë jetën tuaj duke e bërë shumë më të mirë.

Dhe duhet thënë se është shumë bindëse. Shoh këto publicitete dhe mendoj: Ështa fantastike që po vjen 5G. Sepse do jem në gjendje të shkarkoj një video-lojë në 6 sekonda në vend të 16 sekondave. Dhe për këtë jemi duke shpenzuar 5 trilionë dollarë, për teknologjinë 5G?

Jo.

Motivi është mbikëqyrja dhe mbledhja e të dhënave, jo për ju e për mua. Është për Bill Gates, për Mark Zuckerberg, Jeff Bezos dhe të gjithë miliarderët e tjerë. Bill Gates ka thënë se flota e tij e satelitëve do jetë në gjendje të mbikëqyrë çdo centimetër katror të planetit 24 orë në ditë-natë.

Dhe ky është vetëm fillimi.

Do jenë në gjendje të ndjekin secilin prej jush nëpërmjet telefonave tuaj, njohjes biometrike, sistemit GPS.

Mendoni se ‘Alexa’ pu punon për ju? Po punon për Bill Gates, duke ju spiunuar. Pandemia është një krizë komode për elitat, që po diktojnë politikat e tyre. U jep mundësinë të zhdukin klasën e mesme, të shkatërrojnë institucionet e demokracisë dhe për ta çuar të gjithë pasurinë tonë në duart e një grupi miliarderësh për t’i bërë ata më të pasur dhe për të varfëruar të tjerët.

E vetmja gjë që është mes tyre e fëmijëve tanë, është kjo turmë që ka ardhur këtu në sheshin e Berlinit. U themi. Nuk do i ndryshoni liritë tona, nuk do na i merrni liritë tona, nuk do i helmoni fëmijët tanë, duam sërish demokracinë tonë. Faleminderit të gjithëve që nuk pushoni së luftuari.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*