Nga Sokol Shameti
Kjo marrëveshje e lidh Kosovën me Serbinë në një skllavëri infrastrukturore dhe ekonomike duke shtruar rrugën për shfrytëzimin e ri të një ekonomie e tregu të dobët si ai i Kosovës prej një të madhi e të fuqishmi si Serbia. Pak a shumë siç ndodhte kur Kosova ishte nën Jugosllavi.
Marrëveshja po ashtu, nxjerr në pazar për ndarje pasuritë e Kosovës si ujëmbledhësi i Ujmanit, si dhe i jep akses Serbisë ta përdorë Kosovën si platformë automobilistike dhe hekurudhore drejt një porti të cilin i bie t’ia dhurojë Shqipëria (pa përfillur as ta pyesin Shqipërinë nëse do apo jo ajo, e ai intereson asaj që t’i japë Serbisē dalje në Mesdhe).
Marrëveshja gjithashtu, i jep Serbisë mbrojtje ekskluzive për kishat ortodokse në Kosovë, etj etj.
Ndërsa Kosovës i jep njohje të ndërsjelltë me Izraelin, a thua se shqiptarët kanë luftuar për pavarësi nga Izraeli.
E quajnë pastaj “normalizim”. Po, normalizim është. Normalizim i kolonializmit dhe shovinizmit.