Templates by BIGtheme NET

Marrëveshja e lidh Kosovën me Serbinë në skllavëri infrastrukturore dhe ekonomike

Nga Sokol Shameti

Kjo marrëveshje e lidh Kosovën me Serbinë në një skllavëri infrastrukturore dhe ekonomike duke shtruar rrugën për shfrytëzimin e ri të një ekonomie e tregu të dobët si ai i Kosovës prej një të madhi e të fuqishmi si Serbia. Pak a shumë siç ndodhte kur Kosova ishte nën Jugosllavi.

Marrëveshja po ashtu, nxjerr në pazar për ndarje pasuritë e Kosovës si ujëmbledhësi i Ujmanit, si dhe i jep akses Serbisë ta përdorë Kosovën si platformë automobilistike dhe hekurudhore drejt një porti të cilin i bie t’ia dhurojë Shqipëria (pa përfillur as  ta pyesin Shqipërinë nëse do apo jo ajo, e ai intereson asaj që t’i japë Serbisē dalje në Mesdhe).

Marrëveshja gjithashtu, i jep Serbisë mbrojtje ekskluzive për kishat ortodokse në Kosovë, etj etj.

Ndërsa Kosovës i jep njohje të ndërsjelltë me Izraelin, a thua se shqiptarët kanë luftuar për pavarësi nga Izraeli.

E quajnë pastaj “normalizim”. Po, normalizim është. Normalizim i kolonializmit dhe shovinizmit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*