Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u pushon hetimet për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala


SPAK ka pushuar hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Hasit Adem Lala, në lidhje me privatizimin e një ndërtese në këtë bashki.

Lala dhe noterja Farie Deri ishin nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre për shitjen e një banese në Krum të Hasit. Avokati i tyre, Laurent Thomollari deklaroi se akuza ishte sajuar pa asnjë provë për klientët e tij.

Ish-kryebashkiaku ka dalë para SPAK në datën 18 qershor, kurse në një deklaratë të fundit ka deklaruar se do të jetë i hapur për çfarëdolloj hetimi. Ai i bënte thirrje SPAK-ut të hetojë “peshqit e mëdhenj”.

Adem Lala u zgjodh si kryetar i Bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit të vitit 2015. Ai kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet