Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku disa persona kanë plagosur me mjete prerëse 5 persona.
Të plagosur kanë mbetur tre familjarë, pronarë të lokalit dhe dy klientë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Qamil Guranjaku në Elbasan, raporton Report Tv.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Akoma nuk dihen arsyet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.