Vendosni fjalën kyçe....

Aktori Samuel L. Jackson: Donald Trump është i rrezikshëm për vendin tonë


Aktori i Hollivudit, Samuel L. Jackson, kritikoi presidentin amerikan Trump dhe mbështetësit e tij ndërsa ishte mysafir i ‘Jimmy Kimmel Live’ në ABC. Ai deklaroi se ‘Donald Trump është i rrezikshëm për vendin tonë’.

Ai gjithashtu paraqiti një reklamë parodie të fushatës që përshkruante votuesit e Trump si ndoshta ‘të çmendur’.

Ylli i Pulp Fiction i bëri sulmet në monologun e tij të hapjes.

“Ai gjithmonë e di gjënë e gabuar për të thënë.” tha Jackson duke iu referuar librit të Bob Ëoodëard që pretendon se presidenti amerikan e nënvlerësoi rrezikun e pandemisë.

Aktori vijoi: “Fakt është se Donald Trump është i rrezikshëm për vendin tonë.”

Ai më pas u tall me reklamën e fushatës së Trump duke treguar efektet anësore të të qenit një mbështetës i Trump – ‘racizmi, seksizmi, nepotizmi, korrupsioni, bashkëpunimi, ksenofobia, homofobia, islamofobia, antisemitizmi’, dhe shumë më tepër.

“Para se të votoni për Donald Trump, pyesni mjekun tuaj nëse jeni i çmendur sepse ndoshta jeni.” – thuhej në reklamë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *