Templates by BIGtheme NET

Ankaraja akuza Athinës: Po militarizon 18 ishuj në Egje duke shkelur ligjet ndërkombëtare

Ankaraja ka akuzuar Athinën se po armatos 18 ishuj në Egje, gjë që sipas saj vetëm sa përshkallëzon tensionet.

Deklarata u bë nga ministri i Mbrojtjes, Akar, të dielën. Ai shtoi se Greqia duhet të lërë mënjanë sjelljet provokuese në rajon.

“Sipas asaj që mendojmë ne, tensioni, provokimi nuk ndihmojnë askënd, veçanërisht Greqinë.” tha ai, duke shtuar se vendi do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e tij në rajon, shkruan Anadolu Agency.

Deklarata e Akar vjen teksa anija kërkuese turke Oruc Reis është kthyer përkohësisht në brigjet turke pas disa javësh kërkimi për hidrokarbure në Mesdheun lindor.

Kryeministri grek, Mitsotakis, e përshëndeti këtë veprim si një hap të parë për vendosjen e dialogut mes palëve ndërsa ministri turk i Mbrojtjes, tha se kjo ishte pjesë e planit të vendosur më herët dhe se Ankaraja nuk do tërhiqej nga të drejtat e saj në Mesdhe e Egje.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*