Pas zhurmës së bërë nga argjentinasi Mesi që kërkoi largimin e bujshëm nga Barcelona në merkaton e verës, një tjetër talent i madh i futbollit kërkon largimin nga ekipi i tij.
Bëhet fjalë për francezin e PSG-së, Mbape, i cili thuhet se ka kërkuar largimin nga Parisi verën e ardhshme.
21-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit francez dhe është lojtari i dytë më i shtrenjë në historinë e futbollit me një transferim që i kushtoi PSG-së, 211 milionë dollarë.
Megjithatë kjo shifër mund të thyhet në rast se Mbape largohet verën e ardhshme. Drejtuesit e klubit kanë lënë të kuptohet se nuk kanë ndërmend që ta lënë të largohet talentin ndërsa i kanë bërë ofertë për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2022.
Klubet e interesuara për sulmuesin janë Reali i Madridit, Liverpuli e Mançester Siti.