Templates by BIGtheme NET

Njihuni me një nga hotelet më të veçantë, i ndërtuar mbi një gurore (Video)

Ky është një nga hotelet më të veçantë në botë. Pas pothuajse më shumë se 10 vite ndërtim, Shangai ka zbuluar për publikun hotelin tejet të veçantë, të ndërtuar vertikalisht përgjatë greminës së një guroreje nëntokësore të mbushur me ujë.

Ndërtimi i hotelit ka kushtuar 287.9 ​​milionë dollarë, ai është 88 metra i thellë dhe ndodhet në rajonin Songjiang. “Intercontinental Shanghai Wonderland”, i njohur edhe si “Shimao Quarry Hotel”, ka dhoma me pamje nga shkëmbinjtë që lejojnë vizitorët të shikojnë në humnerë. Çmimet për suitat shkojnë nga 489 dollarë deri në 546 dollarë për një natë.

Sipas arkitektit britanik, Martin Jochman, i cili ka projektuar hotelin: “Është hera e parë që një gurore e braktisur të kthehet në një hotel të mrekullueshëm nën tokë”.

Jochman i tha agjencisë së lajmeve Xinhua: “Kjo është një mundësi e tillë unike që më jep disa ide vërtet interesante për riorganizimin e marrëdhënieve midis qytetit dhe natyrës”.

Dy nga 18 katet e hotelit janë mbi sipërfaqe, ndërsa dy më të ulëtat janë zhytur tërësisht në ujë në pjesën e poshtme të gurores.

Ndërtesa ka 336 dhoma, restorante, vende për të ushtruar dhe të tjera kushte luksoze për klientët e saj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*