Templates by BIGtheme NET

“Turqia s’ka hequr dorë nga të drejtat në Mesdheun lindor” – Ministri i Mbrojtjes

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha të dielën se kthimi i anijes kërkimore Oruc Reis pranë brigjeve jugore të vendit nuk do të thotë që Ankaraja ka hequr dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun lindor.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu, Akar tha se kthimi i anijes ishte pjesë e operacioneve të saj të planifikuara.

Oruc Reis u kthye në ujërat pranë krahinës jugore të Antalias të dielën, treguan të dhënat e Refinitiv, një lëvizje që Greqia tha se ishte një hap i parë pozitiv në lehtësimin e tensioneve mbi burimet natyrore në Mesdheun lindor.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*