Chelsea e ka mposhtur 3-1 skuadrën e Brighton, për ta nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë.
Në një ndeshje ku debutuan disa nga ardhjet e reja, si Timo Werner dhe Kai Havertz, që startuan – dominoi Chelsea, duke bërë paraqitje pozitive.
Frank Lampard ka ndërtuar një ekip garues dhe mori fitore 3-1 që në xhiron e parë.
Ai shënoi për 1-0 në minutën e 23’ nga pika e bardhë, penallti e fituar nga blerja e re, Timo Werner.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola.
Fillimisht Brighton e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Chelseas.
Në Minutën e 54’, Leandro Trossard goditi fort me të majtën nga distanca, duke përfituar edhe nga një intervenim jo i mirë i Kepas, për të shënuar për 1-1.
Por, vetëm dy minuta më pas, Reece James me një gol shumë të bukur riktheu epërsinë për Blutë e Londrës.
Derisa për rezultat përfundimtar 3-1 shënoi në minutën e 67’ Kurt Zouma.