Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania rikthen tifozët në stadiume, por plasin polemikat


Në disa vende europiane kanë rinisur kampionatet e futbollit. Në Gjermani, ndryshe nga vendet e tjera janë lejuar edhe tifozët në shkallët e stadiumit.

Megjithatë kjo ka sjellë edhe polemikat teksa vendi, si pjesa dërrmuese e botës përballet me pasojat e pandemisë covid-19.

Tifozët që ishin në stadium u desh të paraqisnin një vërtetim ku siguronin që nuk kishin kontaktuar me persona të prekur nga covid-19 si dhe nuk kishin simptoma gripi.

Përveç kësaj, tifozët duhet të siguronin distancimin social po jo në të gjitha stadiumet kjo gjë u respektua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *