Templates by BIGtheme NET

Kim Kardashian nxjerr streçet për gratë shtatzëna por kritikohet ashpër

Kim Kardashian ka nxjerrë në treg linjën e re të markës së veshjeve “Skims” për gratë shtatzëna.

Por duket se kjo nuk është pritur shumë mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e kritikojnë Kardashian se po nxit gratë shtatzëna të dobësohen duke i kërkuar të veshin streçet e saj.

Kim postoi se duke nisur nga e mërkura, do të ishte në dispozicion në nëntë ngjyra të ndryshme edhe linja për lehonat, për të trup të bukur edhe pas lindjes.

Në postimet e saj, Kim shprehej se streçet e saj përbëheshin nga një material që nuk ushtronte presion në stomak.
Por pavarësisht kësaj, ndjekësit janë zemëruar duke ngritur pyetje se pse gratë kishin nevojë për to.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*