Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme njoftuar drejtpërdrejt ndryshime në qeveri duke larguar Besa Shahinin dhe në vendin e saj e emëruar si Ministre e Arsimit, Evis Kushi.
Largimin Shahini e kishte lajmëruar edhe më herët duke thënë se do ikte sapo të mbaronte mandatin qeveria.
Por largimi i saj vjen disa muaj para se të mbaronte mandati si edhe në fillim të vitit shkollor nën masat për mospërhapjen e koronavirusit.
Marrja e këtyre masave nga Ministria e Arsimit është shoqëruar me polemika për shkak se në dhjetëra shkolla mësimi do zhvillohet edhe me turne. Këto polemika janë shoqëruar edhe sulme ndaj Shahinit.
Por kush është Evis Kushi e cila do zëvendësojë Besa Shahinin?
Kushi ndryshe nga Shahini do jetë një Ministër me profil politik pasi është edhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Evis Kushi vjen nga qyteti i Elbasanit dhe në aspektin politik këtë vit është zgjedhur edhe kryetare e Partisë Socialiste në këtë qytet.
E lindur më 7 Tetor 1975, zonja Kushi gjatë viteve 1993-1997, ka kryer në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi, në Universitetin e Tiranës.
Nga viti 2003 deri më 2008 ka marrë Grade shkencore në Ekonomi Turizmi në Staffordshire University, Angli.
Më 2 nëntor 2010 ka marrë titullin Akademik “Profesor i Asociuar” Universiteti Aleksander Moisiu Durres.
Më 26 qershor 2016 ka marrë titullin Akademik “Profesor” nga UBT.
Angazhimi Politik
Kushi është anëtare e PS që prej marsit 2013, anëtare e Kryesisë së PS ndërsa nga Prilli 2016 ndërsa prej vitit 2013 e në vazhdim është zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Karriera profesionale:
Në 2012-2013, Kushi ka mbajtur detyrën e Dekanes në Fakultetin e Ekonomisë. Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan.
Në 2010-2012 ka qenë Shefe Departamenti ‘Ekonomi dhe E drejte”, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin A. Xhuvani, Elbasan.
Në 1998-2012 ka qenë Lektore në Universitetin A. Xhuvani, Elbasann, lektore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Fakulteti i Ekonomisë, dhe lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës.