Templates by BIGtheme NET

Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme njoftuar drejtpërdrejt ndryshime në qeveri duke larguar Besa Shahinin dhe në vendin e saj e emëruar si Ministre e Arsimit, Evis Kushi.

Largimin Shahini e kishte lajmëruar edhe më herët duke thënë se do ikte sapo të mbaronte mandatin qeveria. 

Por largimi i saj vjen disa muaj para se të mbaronte mandati si edhe në fillim të vitit shkollor nën masat për mospërhapjen e koronavirusit. 

Marrja e këtyre masave nga Ministria e Arsimit është shoqëruar me polemika për shkak se në dhjetëra shkolla mësimi do zhvillohet edhe me turne. Këto polemika janë shoqëruar edhe sulme ndaj Shahinit.  

Por kush është Evis Kushi e cila do zëvendësojë Besa Shahinin?

Kushi ndryshe nga Shahini do jetë një Ministër me profil politik pasi është edhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Evis Kushi vjen nga qyteti i Elbasanit dhe në aspektin politik këtë vit është zgjedhur edhe kryetare e Partisë Socialiste në këtë qytet.

E lindur më 7 Tetor 1975, zonja Kushi gjatë viteve 1993-1997, ka kryer në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi, në Universitetin e Tiranës.

Nga viti 2003 deri më 2008 ka marrë Grade shkencore në Ekonomi Turizmi në Staffordshire University, Angli.

Më 2 nëntor 2010 ka marrë titullin Akademik “Profesor i Asociuar” Universiteti Aleksander Moisiu Durres.

Më 26 qershor 2016 ka marrë titullin Akademik “Profesor” nga UBT.

Angazhimi Politik

Kushi është  anëtare e PS që prej marsit 2013, anëtare e Kryesisë së PS ndërsa nga Prilli 2016 ndërsa prej vitit 2013 e në vazhdim është zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Karriera profesionale:

Në 2012-2013, Kushi ka mbajtur detyrën e Dekanes në Fakultetin e Ekonomisë. Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan.

Në 2010-2012 ka qenë Shefe Departamenti ‘Ekonomi dhe E drejte”, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin  A. Xhuvani, Elbasan.

Në 1998-2012 ka qenë Lektore në Universitetin A. Xhuvani, Elbasann,  lektore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Fakulteti i Ekonomisë, dhe lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*