Templates by BIGtheme NET

NATO-ja do presë takimin greko-turk

Përfaqësues nga Greqia dhe Turqia do të takohen në selinë e NATO-s në Bruksel të martën për bisedime ushtarake teknike që synojnë uljn e tensionit në Mesdheun lindor, thanë të hënën burime diplomatike në Athinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens, Stoltenberg, është përpjekur të sjellë të dy palët në tryezë për të diskutuar një ‘mekanizëm zgjidhjeje’ që do të ndihmonte në shmangien e një krize midis fqinjëve dhe aleatëve të NATO-s për të drejtat detare dhe të energjisë në Mesdheun lindor.

Takimi i së martës do të vijë dy ditë pasi anija e e kërkimit Oruc Reis e Turqisë u kthye në portin e Antalias.

Gazeta turke pro-qeveritare Yeni Safak tha të dielën se lëvizja ishite rezultat i përpjekjeve të NATO-s për të kapërcyer ngërçin midis Athinës dhe Ankarasë, megjithëse ministritë turke të Energjisë dhe Mbrojtjes pretenduan se kthimi i Oruc Reis në Antalia ishte pjesë e operacionit të saj rutinë të mirëmbajtjes dhe furnizimit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*