Templates by BIGtheme NET

Pas 14 vitesh pritje, Athina do hapë xhaminë e parë

Pas viteve të tëra vonese, xhamia e parë zyrtare e Athinës më në fund do të jetë e gatshme të nisë nga funksioni në fillim të tetorit, shkrua Kathimerini.

Xhamia ka katërmbëdhjetë vite në proces, por tashmë është në fazën e fundit.

“Tenderat e shpallur qershorin e kaluar tregojnë se kryeministri personalisht ka vendosur të vijojë me hapjen e saj.” – i tha Kathimerinit një zyrtar qeveritar, duke iu referuar rregullimeve për personelin, sigurinë, higjienën për objektin në Votanikos.

Kontratat përkatëse do të nënshkruhen në fillim të tetorit, duke bërë që xhamia të hapë dyert për myslimanët e kryeqytetit grek.

Komiteti drejtues i xhamisë tashmë ka vendosur të punësojë tre nëpunës civilë përgjegjës për kontabilitetin, sekretarinë dhe çështjet teknike mbi një bazë të përhershme, ndërsa tre punonjës të tjerë do të punësohen fillimisht me kontrata tetë-mujore.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*