Sulmuesi Abumejang ka rinovuar kontratën me Arsenalin deri në vitin 2023.
Lojtari nga Gaboni njoftoi pas nënshkrimit se qëndrimi i tij me ekipin londinez nuk ishte asnjëherë në dyshim dhe se Arsenali ishte ‘shtëpia’ e tij.
I ardhur nga Dortmundi në vitin 2018, Abumejang, që është ede lojtari i kombëtares së Gabonit, ka luajtur për ‘topçinjtë’ 86 takime e ka shënuar 55 gola.