Aktori Chris Hemsworth e luan shumë mirë rolin e Thorit në filmat e Marvel, por mbase ai do të kishte të ardhme edhe si prezantues i parashikimit të motit.
Javën e kaluar, aktori 37-vjeçar u shfaq gjatë prezantimit të drejtpërdrejt të motit të Australisë në “Weekend Today”. Ai ndërpreu prezantuesen e motit, duke u shfaqur nga prapa saj ndërsa fliste për kuajt që shfaqeshin në fushën pas tyre.
Spikerët e lajmeve në studio u dukën të habitur nga ndërhyrja e aktorit.
Gazetarja i kërkon Hemsworth të lexojë parashikimin e temperaturave në qytetet e vendit duke bërë shaka se ajo vetë i theksonte keq.
Pasi Hemsworth përfundoi parashikimin e motit, prezantuesja bëri shaka duke thënë se e bëri punën e saj “të duket shumë e lehtë”. Madje gazetarët nga studioja i thanë Hemsworth-it që të nesërmen në të njëjtin orar të takoheshin përsëri në të njëjtin vend, por ai u tha se ishte i zënë.
Më pas e pyeti se çfarë bënte ai në zonë dhe aktori u përgjigj se po vizitonte disa organizata për mbrojtjen e ekosistemeve të Australisë.
We get some help with weekend weather from the God of Thunder himself, Chris Hemsworth! #9Today pic.twitter.com/YsfCxADIiD
— The Today Show (@TheTodayShow) September 11, 2020