Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet ambasadori amerikan në Kinë


Ambasadori amerikan në Kinë, Terry Branstad, do largohet nga posti i tij para zgjedhjeve presidenciale të nëntori në SHBA, raporton Wall Street Journal.

Branstad ka shërbyer si përfaqësues i Uashingtonit në Pekin për tre vite me radhë, duke qenë në mes të përplasjes tregtare mes SHBA-së e Kinës dhe tensioneve në rritje pas shfaqjes së Covid-19.

Branstad, një republikan, ka qenë gjashtë herë guvernator i Ioëa-s, duke u bërë guvernatori më jetëgjatë në historinë e SHBA-së.

Ai do largohet nga Pekini në fillim të tetorit dhe do të kthehet në Ioëa, sipas një deklarate nga Ambasada Amerikane në Pekin. Branstad foli me Presidentin Trump në telefon javën e kaluar për të konfirmuar vendimin e tij për të dalë në pension, thuhej në deklaratë.

Djali i Branstad, Eric, është një këshilltar i fushatës së presidenti Trump në Ioëa ndërsa babai i tij pritet të mbështesë shefin e Shtëpisë së Bardhë dhe Senatorin Republikan, Joni Ernst, në zgjedhje.

Vendin e Branstad në ambasadën amerikane në Kinë do e mbajë përkohësisht zv.ambasadori Robert Forden.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *