Templates by BIGtheme NET

E shau nga gruaja dhe vajza, lojtari gjerman i vërsulet tifozit në shkallët e stadiumit (Video)

Mbrojtësi i Hamburgut në Bundesligën 2, Toni Leister, doli nga fusha dhe u hodh në shkallët e stadiumit për t’u grindur me një tifoz të ekipit kundërshtar të Dresdenit.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen e Kupës teksa lojtari po jepte një intervistë pas ndeshjes, pasi ekipi i tij u shkatërrua nga kundërshtari.

Teksa po fliste me gazetarin, ai u largua duke u ngjitur në shkallët e stadiumit drejt një tifozi të ekipit kundërshtar duke e shtrirë atë për toke. 30-vjeçari e justifikoi veprimin e tij duke thënë se tifozi e kishte sharë nga gruaja dhe vajza, por pavrësisht kësaj kërkoi falje për incidentin.

“Pas ndeshjes në vendlindjen time, unë u abuzova verbalisht nga tribuna. Zakonisht mund ta përballoj atë. Por kjo ishte një goditje nën brez, kundër familjes time, gruas time dhe vajzës time.” shkroi ai në Instagram.

Hamburgu ende nuk ka dhënë komente për sjelljen e Leistner.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*