Templates by BIGtheme NET

I dënuar në Itali për trafik droge, kush është i riu që u gjet i vrarë në makinë në Rrogozhinë

 

Klevis Kapllani

Të tjera detaje zbulohen lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, ndërsa kanë dalë dhe pamjet e para nga vendngjarja. Viktima është identifikuar si Klevis Kapllani, 33-vjeç.

Viktima, i cili u gjet me plagë zjarri në automjetin e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit, rezulton se ka qenë i dënuar më parë në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Ai kishte dy vjet që ishte kthyer në Shqipëri dhe nuk kishte më probleme pas kryerjes së dënimit në shtetin fqinj. 33-vjeçari Klevis Kapllani ishte i martuar dhe baba i një fëmije 2 muajsh.

Klevis Kapllani

Sipas televizionit “News 24”, mjeti tip “Fiat Punto” me të riun brenda të vrarë, u pikas nga një banor i zonës, i cili kishte dalë që herët në mëngjes për të shitur qumështin.

Për ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Siç shihet nga pamjet, zona ku është gjetur i riu është pa kamera, një rrugë e pashtruar dhe mes arave, ku nuk ka as banesa të tjera./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*