Vendosni fjalën kyçe....

Navalny shpërndan foto nga spitali në Gjermani ku po trajtohet


Një kritik i zëshëm i presidentit rus, Putin ka ndarë një fotografi nga shtrati i tij në spital, ku po trajtohet pasi u sëmur teksa fluturonte nga Omsku në Moskë.

Sipas Gjermanisë, ai është helmuar me Noviçok, një agjent nervor ndërkohë që mjekët e spitalit rus dhe shpikësit e Noviçokut e kanë hedhur poshtë këtë mundësi.

Alexei Navalny tha se ai ka arritur të marrë frymë pa qenë nevoja e pajisjeve dhe u tha ndjekësve të tij në Instagram: “Më mungoni të gjithë”.

Të hënën, dy laboratorë të pavarur në Suedi dhe Francë pohuan se Navalny ishte helmuar me Noviçok ndërsa Gjermania i ka bërë thirrje Rusisë që të zbardhë rastin e opozitarit rus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *