Shpërthimi i kryer me eksploziv ndaj një makine në lëvizje në Tiranë, përveç shënjestrës së atentatit a lënë të plagosur edhe dy kalimtarë.
Një shtetas me origjinë italiane i ndodhur në afërsi të ngjarjes dhe një i mitur rreth 14-vjeç janë plagosur nga shpëthimi.
Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Shpërthimi ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar.
Nga lënda eksplozive e vendosur ndaj automjetit tip Benz ‘A Class’, mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini nga Rrësheni.