Templates by BIGtheme NET

Përveç shënjestrës, edhe dy të plagosur nga shpërthimi me eksploziv në Tiranë

Shpërthimi i kryer me eksploziv ndaj një makine në lëvizje në Tiranë, përveç shënjestrës së atentatit a lënë të plagosur edhe dy kalimtarë.

Një shtetas me origjinë italiane i ndodhur në afërsi të ngjarjes dhe një i mitur rreth 14-vjeç janë plagosur nga shpëthimi.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar.

Nga lënda eksplozive e vendosur ndaj automjetit tip Benz ‘A Class’, mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini nga Rrësheni.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*