Templates by BIGtheme NET

Kush është personi të cilit iu bë atentat në Tiranë, makina shpërtheu në ecje (Video)

Një makinë ka shpërthyer ne ecje në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbi urën e Selitës, pranë NSHRAK-ut.

Mësohet se personi që i është bërë atentat është Prend Gjini, vëllai i Tonin Gjinit, i cili u vra në një atentat në Rrëshen më 12 gusht të vitit 2019.

Tonin Gjini njihet si pjesë e grupit të Met Kananit, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spital ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*