Templates by BIGtheme NET

Trump thotë se donte ta eliminonte Asadin, fajëson ish-Sekretarin e Mbrojtjes se e pengoi (Video)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pretenduar se ai donte ta ‘hiqte qafe’ presidentin sirian Bashar Asadin në vitin 2017, por u pengua nga Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis.

“Unë do e kisha hequr qafe Asadin.” – tha Trump të martën te ‘Fox & Friends’, duke këmbëngulur se çdo gjë ishte gati, por ‘Mattis nuk donte ta bënte këtë’.

Deklarata vjen përballë pretendimit të Trump në vitin 2018 gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë se sugjerimi për të vrarë Asadin ‘nuk u diskutua kurrë’.

Gazetari Bob Woodward raportoi në librin e tij të vitit 2018, ‘Fear’ se Trump dëshironte ta vriste udhëheqësin sirian pas një sulmi të dyshuar për armë kimike në vitin 2017 – një pretendim që Trump e denoncoi si ‘trillim total’.

Sidoqoftë, gjatë intervistës për ‘Fox & Friends’, Trump tha se ishte Mattis ai që e ndaloi, duke e quajtur gjeneralin Mattis si ‘shumë të mbivlerësuar’.

“Unë kisha një mundësi për ta eliminuar Asadin por Matis ishte kundër. Ai ishte kundër shumicës së gjërave.” – u tha Trump, gazetarëve.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*