Templates by BIGtheme NET

Washington Post bie pre e lojës – Raporton për një operacion të FBI-së, por të gjithë kishin qenë aktorë

Washington Post dhe media të tjera raportuan dje për një bastisje të FBI-së në shtëpinë e konservatorit Jack Burkman, mirëpo kishin rënë pre e një loje. E gjitha ishte një skenë aktrimi.

“FBI bastis shtëpinë e teoricienit konservator të konspiracionit, Jack Burkman.”– raportoi The Post të hënën në mëngjes.

Ky titull u ndryshua shpejt, pasi një tjetër media “The Daily Beast”, kishte nxjerrë një intervistë me një aktor i cili tregonte se ai dhe disa të tjerë ishin paguar nga Jacob Wohl (mik dhe partner i Burkman në biznes) për të portretizuar agjentët e FBI-së për filmimin e një serie skenash në shtëpinë e Burkman-it në Virginia.

Aktori Tommy Abraham i tha “The Daily Beast” se ai e kishte marrë vesh për punën, në një njoftim në Craigslist.
Skena u filmua dhe fotografitë u postuan në një llogari në Twitter, nga ky The Post mori iniciativën për shkrimin.

Por nuk vonoi shumë dhe FBI konfirmoi se nuk kishte ndodhur asnjë operacion i policisë në shtëpinë e Burkman.

“Zyra FBI-së e Uashingtonit nuk ishte e pranishme në terren në vendin e specifikuar”– tha një zëdhënës.

Pas kësaj, The Post ndryshoi titullin e shkrimit shumë herë, duke e lënë përfundimisht: “FBI thotë se nuk u krye asnjë bastisje në shtëpinë e teoricienit konservator të konspiracionit Jack Burkman”.

Burkman dhe Wohl janë të njohur për skema të ngjashme që kanë tërhequr vëmendjen e mediave kryesore.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*