Templates by BIGtheme NET

7 viktima dhe 163 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 16.088.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 7 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 668.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 132 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.550 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.870.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.721 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 169.481 teste.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*