Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Elbasan, ekzekutohet para një lokali vëllai i Talo Çelës


Një tjetër vrasje ka tronditur Elbasanin, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se viktima është vëllai i Talo çelës, një nga të dyshuarit për grabitjen në Rinas të ndodhur në 9 prill të 2019-ës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, kur 50-vjeçari Bujar Çela është ekzekutuar me armë zjarri para një lokali në Bradashesh .

“Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë Policia ka marrë pamjet filmike nga bizneset e zonës teksa janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, dhe në akset rrugore nacionale.

Në ndihmë të shërbimeve policore kanë shkuar dhe FNSH dhe Forcat RENEA.

Sjellim ndërmend se vëllai i viktimës është Talo Çela, një nga personat e dyshuar për grabitjen e famshme të Rinasit në prillin e vitit të kaluar.

Ai gjithashtu dyshohet se është implikuar edhe në një ngjarje seri të saj, atë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj në Durrës. Ai është ende në kërkim për të dy ngjarjet./Hashtag.al

Talo Çela


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *