Vendosni fjalën kyçe....

Liverpuli mund Çelsin në Londër, edhe Totenhemi “gjen” suksesin


Çelsi është mundur në fushën e tij prej kampionit në fuqi, Liverpulit. Ndeshja u vendos nga dy gola të Mane pas fillimit të pjesës së dytë.

E sotmja ishte fitorja e dytë për të besuarit e trajnerit Klop.

Në dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Totenhemi shpartalloi në transfertë Sauthemptonin 5-2 ndërsa Njukasëll u mund në fushën e tij nga Brajton.

Në Gjermani, Lajpcig nuk vuajti shumë në fushën e tij ndaj Maincit duke e mundur 3-1 kurse sfida mes Volfsburgut e Leverkuzenit përfundoi në barazim pa gola.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet