Vendosni fjalën kyçe....

Alvaro Morata rikthehet te Juventus


Alvaro Morata pritet të udhëtojë të martën për Torino ku do t’i kryejë testet mjekësore para se të zyrtarizohet te Juventusi.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, ‘La Gazzetta dello Sport’, ‘Sportitalia’, ‘El Chiringuito de Jugones’ dhe shumë media të tjera, marrëveshja është e kryer.

Juve do të paguajë 9-10 milionë euro për huazimin për një sezon me opsionin e blerjes plus 45 milionë euro.

Sky raporton ndër të tjera se ekziston mundësia e huazimit edhe për një sezon tjetër.

Gjithçka është finalizuar sot mes dy klubeve dhe Morata pritet të arrijë nesër në Torino.

Ai kthehet në Juve 28 muaj më pas pasi shpenzoi dy sezone te Zonja e Vjetër 2014-16, para se Real Madridi të aktivizojë klauzolën e riblerjes.

27-vjecari numëron 93 paraqitje me Juve, ka shënuar 27 gola.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *