Vendosni fjalën kyçe....

Cavani i ofrohet Realit të Madridit


Juventusi ka arritur marrëveshjen me menaxherin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.

Ky i fundit pritet të rikthehet në Torino ku luajti për dy sezone 2014-2016 duke shënuar 15 gola në 63 takime.

Largimi i Moratës i ka hapur vendin Luis Suarezit i cili pritet të transferohet në Madrid, te Atletiko ditët në vijim pas largimit nga Barcelona.

Po nga Spanja, sulmuesi uruguaian, Edinson Kavani, i është ofruar Realit të Madridit nga PSG-ja.

Largimi i amerikano-jugorit nga Parisi është thuajse i sigurt dhe së fundmi është hapur edhe pista e madrilenëve përveç kampionateve italiane e angleze që fliteshin si destinacionet e mundshme të Kavanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *