Templates by BIGtheme NET

Eurostat: Tirana nga qytetet me ajrin më të ndotur të Europës

Tirana u rendit ndër vendet me ndotjen më të lartë ajrit në Europë më 2017, sipas të dhënave të Eurostat, në librin rajonal vjetor të publikuar së fundmi.

Siç shihet edhe në hartën bashkëngjitur, ajri i Tiranës është më i ndotur se norma e BE 25 25 μg / m³ për grimcat e imëta.

Rajonet me ajrin më të ndotur në Europë ndodhen në Ballkan dhe në Italinë e Veriut.

Ajri i ndotur ka potencial të dëmtojë shëndetin e njeriut dhe mjedisit. Grimcat me përmbajtje, azoti dioksidi dhe ozoni në nivelin e tokës paraqesin rreziqe të mëdha shëndetësore.

Eurostat analizon se ekspozimet afatgjata në ambiente që kanë ndotje të madhe shoqërohen, ndër të tjera, me ndikime, në sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes ose një rritje e incidencës së kancerit.

Harta bashkëngjitur paraqet informacion për rajonet e Europës në lidhje me nivelet mesatare të përqendrimit të grimcave (PM2.5 – grimca me diametër 2.5 mikrometra ose më pak) ndaj të cilave ekspozohet popullata.

BE vendosi një kufi vjetor prej 25 μg / m³ për grimcat e imëta, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vendosi një udhëzim më të rreptë, por jo-detyrues, ku përqendrimet mesatare vjetore nuk duhet tejkalojnë 10 μg / m³ për të mbrojtur shëndetin e njeriut. PM2.5 konsiderohet nga OBSH si ndotësi me ndikimin më të lartë në shëndetin e njeriut.

Megjithëse cilësia e ajrit në BE përgjithësisht është përmirësuar në dekadat e fundit, disa popullsi urbane kanë mbetur të ekspozuara ndaj përqendrimeve të larta të ndotësve të ajrit, si rezultat i aktiviteteve industriale dhe të transportit.

Eurostat vë në dukje se ekspozimet më të larta të popullsisë ishin përgjithësisht të regjistruara në rajone kryesisht urbane të vendosura në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Kroaci, Itali dhe Poloni.

Toka është një burim jetësor që mbështet prodhimin e ushqimit, ndërsa ndihmon në rregullimin e cilësisë së ujit dhe luan një rol në larminë e specieve. Eurostat zbulon se ka një konkurrencë në rritje për burimet e fundme të tokës, e cila ka rezultuar me rritje në shumicën e shteteve.

Gjithashtu është rritur përdorimi i tokës për zhvillime urbane ose industriale si dhe infrastrukturën përkatëse. Këto ndryshime kanë implikime potenciale për funksionet e tokës (përfshirë depozitimin e karbonit).

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*