Templates by BIGtheme NET

Gjiknuri: Kodi Zgjedhor aktual ka rënë pasi u ndryshua kushtetuta, marrëveshja e 5 qershorit nuk preket

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka shpjeguar pozicionin e forcës politike që përfaqëson lidhur me propozimin për listat zgjedhore.

Sipas tij propozimi i PS-së lejon koalicionin si një pikë të shumë-diskutuar dhe partitë mund të ruajnë siglën e tyre brenda listave.

“Ne nuk mund të lejojmë vakum kushtetues. Çfarë rregullash po ndryshojmë? Çështja e koalicioni u stërdiskutua. Koalicioni është i mundshëm. Partitë bëjnë një marrëveshje dhe krijojnë një listë të përbashkët. Në 2013 fitorja qe aq e thellë sa nuk kishte të bënte fare ai sistem. Në 2017 të gjitha partitë hynë vetëm fare, tani është një mundësi më shumë, jo vetëm që mund të hyjnë vetëm por dhe me koalicione. Nuk mund të krijosh formula mes palëve për të tjetërsuar votën. Partitë mund të ruajnë siglën e tyre. Partitë përcaktojnë emrat dhe listën unike të koalicionit. Lulzim Basha, PD nr. 1, Monika Kryemadhi nr. 2, Tiranë etj.
Dhe brenda kutisë, mund të vihet sigla, mjafton që të kenë autorizim të liderit që do propozojë këtë listë. Ajo është diçka teknike, mund të vihen siglat e partive. Në hapësirën e fletës së votimit mund të kesh PD, LSI, PDIU. Nëse është ky problem , le të vijë PD ta diskutojmë”-
tha Gjiknuri.

Gjiknuri theksoi se me ndryshimet kushtetuese ka rënë Kodi Zgjedhor aktual por që marrëveshja e 5 qershorit e arritur mes palëve në rezidencën e Ambasadës Amerikane nuk është prishur.

Ka rënë kodi zgjedhor aktual, është ndryshuar kushtetuta. Nuk është prekur marrëveshja e 5 qershorit.
Kushtetuta është fakt i kryer në mënyrë kushtetuese. Edhe pse diskutuam me orë në këshillin politik dhe nuk u arrit një marrëveshje, parlamenti i votoi. Në parlament janë disa të tjerë, nuk quhen ata?
I themi PD-së na gjej një vend të legjislacionit të ODIHR, që ka dhe lista të hapura dhe sistemin, formulën. Nuk ka, nuk e nxjerrin dot. Është një formulë që u ra dakord nga politika vite më parë, në bazë të një marrëveshjeje. Shiko ça duan të bëjnë këta, të fusin parti fantazmë, të përfitojnë dhe kërkojnë barazi vote.

Ku po shkelim marrëveshjen e 5 qershorit? Kushtetuta thotë prag kombëtar, kemi vënë një përqindje, hajde ta diskutojmë. Vendet e tjera e kanë nga 4 e 5%.
Pse janë vendosur pragjet nëpër botë, ka një arsye. Që të përfitosh mandatin duhet të kesh një minimum votuesish. E kemi në proporcion me popullsinë. Numri i vogël i votuesve e ndihmon për përqindjen. Pragun mund ta debatojmë. Por do argumente, ka hapësirë për kompromis.
Ne jemi në çdo pikë gati për të bërë kompromis, duke ruajtur disa parime. Që të përfaqësohen ata që e meritojnë. Të kemi një ‘fair game’ duke pranuar koalicionet sipas modelit të OSBE-ODIHR dhe listat e hapura. Këtu konkurrojnë disa parime dhe kemi marrë disa modele. Këta që flasin për standard duke bërë gafa të rënda. Listat e hapura janë si rezultat i kompromiseve politike
”-deklaroi ndër të tjera Gjiknuri.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*