Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarët e stolit i japin fitoren Man.United në kupë Carabao


Manchester United ka fituar me vështirësi sonte. Një penallti e dyshimtë sonte në qytezën e Luton dhe dy gola në fund të ndeshjes të shënuar nga zëvendësuesit bën që Djajtë e Kuq të kualifikohen në raundin e katër të Carabao Cup

Manchester United është gjendur në vështirësi sonte në Luton ku u përballë me ekipin e kësaj qytezë në kuadër të rrethit të tretë të Carabao Cup.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që kërkonin të vinin te goli por që pa rezultat.

Goli erdhi në fund të pjesës së parë kur një mbrojtës goditi topin dhe ai përfundoi në duar të një bashkëlojtari të tij e ku gjyqtari akordon penallti për mysafirë.

Sigurisht nga pika e bardhë u tregua i saktë Juan Mata që shënoi në minutën e 43-të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *