Vendosni fjalën kyçe....

Rivali ngatërrohet në kthesën e fundit, atleti spanjoll e pret dhe e lë të fitojë (Video)


Një atlet spanjoll i cili ndaloi në vijën e finishit për të lënë rivalin e tij të merret medaljen është vlerësuar për sjelljen e tij.

Diego Mentrida ishte prapa atletit britanik James Teagle në pjesën e fundit të garës Triathlon Santander 2020 në Barcelonë, ​​Spanjë.

Por Teagle gaboi drejtimin e pistës, duke lejuar që Mentrida ta kalonte atë vetëm disa metra nga vija e finishit. Video tregon që Teagle nuk arrin të kthehet në një kthesë duke u përplasur me një gardh që ndante spektatorët nga pista e garës.

Por atleti spanjoll vështroi mbrapa dhe vuri re gabimin e Teagle. Ai ndaloi pak përpara vijës së finishit dhe të dy burrat shtrënguan duart ndërsa Teagle e kaloi vijën e finishit i pari. Sjellja e tij u vlerësua si nga të pranishmit në garë ashtu edhe nga atletët e tjerë pjesëmarrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *