Templates by BIGtheme NET

Roma humbet ndeshjen në tavolinë, futi në lojë futbollistin e paregjistruar

Saga Amadou Diawara ka marrë edhe një tjetër kahje, me raportet që thonë se Panteleo Longo ka dhënë dorëheqje nga Roma pas gabimit që ka bërë dhe tani mund t’i bashkohet Hellas Veronas.

Dy skuadrat u ndanë 0-0 në ndeshjen e parë në Serie A në fillim të sezonit, por Diawara është regjistruar si i parregullt në listën e 22 lojtarëve, pavarësisht se i ka mbushur 23 vjet në korrik.

Për shkak se ai luajti pa u regjistruar, Roma e ka humbur ndeshjen 3-0 në tavolinë.

Mbrëmë, është raportuar se sekretari gjeneral Longo do të jep dorëheqje, pasi që ka pranuar përgjegjësinë për gabimin e tij.

Tani Sportitalia thotë se Longo ka gjetur një tjetër punë dhe mund të shkojë të Hellas Verona, klubi që ka përfituar nga ky gabim dhe ka fituar 3-0 në tavolinë.

Në të njëjtën kohë, Roma e ka apeluar verdiktin, për shkak të këtij gabimi të thjesht administrativë që nuk ka ndikuar në rezultat.

Megjithatë, Diawara ishte në list gabimisht, kështu që kishte ende hapësira të lira në grupin prej 22 lojtarëve që kishin udhëtuar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*