Vendosni fjalën kyçe....

Do protestonin para kryeministrisë, policia shoqëron një grup besimtarësh myslimanë


Policia e Tiranës ka shoqëruar pasditen e sotme një grupbesimtarësh myslimanë. Sipas bluve, ata kishin planifikuar të protestonin para kryeministrisë.

Besimtarët ishin mbështetës të imamit Genc Balla dhe protesta e tyre ka të bëjë me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ta mbyllur Ballën ne regjimin ’41 bis’.

Ata kërkojnë nxjerrjen e Ballës nga ky regjim, raporton BW.

Pas marrjes së informacioneve për protestën, policia i ka shoqëruar besimtarët pasi sipas saj nuk lejohet tubimi e protestat për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *