Vendosni fjalën kyçe....

Ministria përditëson të dhënat, humbin jetën tre persona e 124 raste të reja me koronavirus


Sipas Ministrisë së Shëndetësië, tre pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend lidhur me koronavirusin e ri.

Nga 804 testime të bëra së fundmi, janë zbuluar 124 raste të reja me virusin në fjalë.

Viktimat janë një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në dy spitalet në Tiranë, po trajtohen 178 pacientë nga të cilët 18 janë në terapi intensive, me 6 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *