Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi zgjedh pesë kandidatët për deputet që kualifikohen më tej


Anëtarësia e PD-së në Kukës ka përzgjedhur pesë emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 që janë kualifikuar në fazën tjetër të konkurrimit.

Në votimin e sotëm në Kukës, u përzgjodhën emrat e Admir Sinamatit, Arben Çejkut, Ibrahim Brukës, Sahit Prizrenit e Vjollca Vatës.

Bie në sy mungesa e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Bashkim Shehu.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, tha pas përmbylljes së procesit se pjesëmarrja në votime ishte masive, gjë që sipas tij tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, për të shpëtuar vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar.

“Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës. Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë. Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.” – shkruan ndër të tjera Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *