Templates by BIGtheme NET

Shkarkimi i Donika Prelës nga vettingu, Salianji: E flakën pasi e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuar opozitën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike shprehet i kënaqur nga shkarkimi i Donika Prelës nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Salianji shkruan se Prela u flak pasi u përdor për të shpëtuar kriminelë dhe trafikantë dhe sulmuar opozitës.

Prelën e flakën si shumë të përdorur!

Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!

Shpetoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!

Drejtësia vonon por nuk harron, po ju vjen dita!”-shkruan Salianji.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*