Vendosni fjalën kyçe....

Britanikët protestojnë sërish kundër masave kufizuese, përplasen me policinë


Britanikët kanë dalë sërish në protestë kundër vendosjes së karantinës. Të paktën 15 mijë persona u mblodhën në sheshin Trafalgar.

Në protesta qytetarët mbanin sloganin “Ne nuk japim pëlqimin tonë”. Ata hoqën maskat ndërsa mblidheshin në shesh, pavarësisht thirrjeve të policisë për të respektuar masat anti-Covid.

Turmat mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “a i thuhet kësaj liri?” dhe “jepuni fund këtyre rregullave të çmendura” ndërsa protestonin kundër kufizimeve të vendosura.

Nuk munguan as përplasje mes protestuesve dhe forcave policore ndërsa autoritet konfirmuan se disa efektivë kanë mbetur të lënduar.

Protestat vijnë në një kohë kur rreth 18 milion britanikë, çereku i popullsisë, do të jetojnë nën masa kufizuese duke nisur nga ora 18.00 e së dielës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *