Templates by BIGtheme NET

Bajerni i Mynihut harron Superkupën europiane, shpartallohet nga Hofenhajmi

Bajerni i Mynihut ka pësuar një humbje të papritur e të turpshme në javën e dytë të kampionatit. Kampionët në fuqi janë mundur në fushën e Hofenhajmit me rezultatin 4-1.

Pas një pjese të parë ku u shënuan tre gola, dy për Hofenhajmin dhe një për Bajernin e Mynihut, në pjesën e dytë vendasit e thelluan edhe më shumë rezultatin duke e çuar në 4-1.

Golat për pritësit u shënuan nga Kramariç, Dabur e Biçakciç ndërsa goli i nderit për Bajernin nga Kimish.

Kjo është humbja e parë për baravezët këtë sezon dhe vjen pas fitimit të Superkupës europiane ndaj Seviljes para pak ditësh.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*