Templates by BIGtheme NET

Ronaldo shpëtimtari i Juventusit, Roma e Kumbullës ndal bardhezinjtë

Në barazim ka përfunduar ndeshja e mbrëmjes së sotme në ‘Olimpico’ mes Romës e Juventusit.

Përballja e vlefshme për javën e dytë të kampionatit italian dhuroi jo pak spektakël e katër gola.

Në fushë për verdhekuqtë ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, që ka ardhur këtë sezon në kryeqytet nga Verona.

Golin e parë e shënoi Roma me Veretout, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë u shënuan edhe dy gola. Fillimsht Ronaldo barazoi shifrat për Juventusin ndërsa Veretout dyfishoi për Romën.

Me nisjen e pjesës së dytë Juventusi u tregua më këmbëngulës dhe pavarësisht kartonit të kuq të Rabio, arriti të gjejë golin e barazimit sërish me portugezin Ronaldo.

Me këtë barazim Juventusi shkon në kuotën e katër pikëve ndërsa Roma mori mbrëmjen e sotme pikën e parë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*