Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Marrëveshja e 5 qershorit ishte gjithëpërfshirëse e transparente, pres të respektohet (Video)


Ambasadorja amerikane, Kim, ka deklaruar nga Himara, që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit, e nënshkruar nga partitë politike.

Sipas Kim, marrëveshja e nënshkruar më 5 qershor ishte transparente dhe secila palë duhet t’i qëndrojë asaj.

Po kështu, ambasadorja amerikane tha se do mbështesë çdo çështje tjetër përtej marrëveshjes se 5 qershorit, nëse palët politike dakordësohen për të.

“Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. Opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë propozim e kundërpropozim dhe do ketë një debat real. 5 qershori arriti një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe transparent dhe çdo palë që ka nënshkruar atë letër duhet t’i qëndrojë fjalës sepse është çështje nderi. Ata që kanë nënshkruar atë letër janë përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Unë mendoj që 5 qershorit do nderohet. Nëse palët bien dakord për çështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim.” – tha ndër të tjera Kim.

Po kështu ajo përmendi edhe zgjidhjen e çështjes së pronave duke njoftuar një takim me kreun e Kadastrës së Vlorë, pasi sipas saj qëllimi i SHBA-së është rritja e investimeve në Shqipëri dhe zgjidhja e çështjes së pronës ishte thelbësore për këtë proces.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *