Templates by BIGtheme NET

Meta: Durrësi është mbërthyer nga dara e abuzimeve bashkiake, të hetohet shpërdorimi i taksave

Kreu i Shtetit Ilir Meta duke shpërndarë një shkrim në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ka bërë thirrje që të hetohen nga drejtësia abuzimet.

Shkrimi thekson se “tarifa e inceneratorit të Sharrës, rrezikon falimentimin e atij të Durrësit”, dhe për këtë Presidenti shkruan se qyteti bregdetar është i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Më tej Meta kërkon që të ndëshkohen që të gjithë përgjegjësit për shpërdorimin e milionave euro.

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”-shkruan Meta.

Postimi origjinal:

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*