Templates by BIGtheme NET

Përfundon procesi i votimit në Berat, 10 kandidatët që u votëbesuan nga anëtarësia, skualifikohet ish-deputeti

Ka përfunduar procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat.

Anëtarët konfirmuan 10 kandidatë dhe në sy bie skualifikimi i ish-deputetit Astrit Veliaj.

Në Berat ishin 1380 anëtarë me të drejtë vote ndërsa pjesëmarrja në votime ishte  827 anëtarë ose 59,9 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijojnë procesin ne fazën tjetër:

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.DENIS SAHATCIU

5.DRITAN HAZINEDARI

6.ENO QANA

7.KASEM MAHMUTAJ

8.MUHARREM HOXHA

9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*