Edhe pse të gjithë i kishin sytë nga Mesi mbrëmjen e djeshme, ishte një tjetër lojtar që vodhi vëmendjen në fitoren e Barcelonës 4-0 ndaj Vijarrealit.
17-vjeçari Ansu Fati arriti të shënojë dy gola, njëri prej të cilëve ishte spektakolar.
Adoleshenti nga Guinea Bisau bëri një paraqitje të jashtëzakonshme duke i bindur drejtuesit e klubit dhe trajnerin që i besoi një vend titullari.
I rritur te ekipet e moshës së Barcelonës, Fati, pritet të jetë ndër talentet e radhës që dalin nga akademia ‘blaugrana’.